Flash

Berishës i del një “rival” në garën për kreun e PD-së

Lapsi.al 8 May 2022
Berishës i del një “rival” në garën për

Sali Berisha nuk do të jetë emri i vetëm në fletën e votimit në zgjedhjet për kreun e PD-së që do të mbahen në 22 maj. Përballë tij është regjistruar kandidati i parë që do të garojë për kreun e selisë blu.

Mësohet se Ibsen Elezi e ka dorëzuar në selinë blu formularin e kandidimit. Ai ka qenë më parë kryetar i PD-së së Kukësit. Ai kërkoi të kandidojë edhe në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që u mbajtën në qershor të 2021, por emri i rij nuk e kaloi filtrin me vendim të Kryesisë.

Elezi ka qenë një kritik i Lulzim Bashës kur ai drejtonte këtë parti. Elezi do ta provojë sërish garën, por shanset e tij duken mjaft të pakëta përballë Berishës. Edhe emra të tjerë që kishin shprehur ambicie për të garuar në këto zgjedhje si Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli u tërhoqën në momentet e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI