Flash

Del VIDEO e aksidentit/ Makina merr përpara çiftin me foshnjën 3-muajshe në vijat e bardha

Lapsi.al 8 May 2022
Del VIDEO e aksidentit/ Makina merr përpara çiftin me foshnjën

Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm në kryeqytet ku një 39-vjeçar përplasi një çift bashkëshortësh bashkë me foshnjën 3-muajshe në karrocë.

Në pamje shihet momenti kur makina tip “G-Class” vjen me shpejtësi dhe nuk ndalon në vijat e bardha ku ndodheshin kalimtarët.

Pas përplasjes, makina pengohet nga trafik ndarëset duke shmangur edhe një tragjedi.

Autori i aksidentit, Asaj Sulejmani u arrestua më pas në një spital privat në Tiranë. Në pranga u vu edhe kushëriri i tij që ishte pasagjer në makinë.

Mësohet nga të plagosurit babai dhe foshnja janë në gjendje të mirë ndërsa më rëndë është nëna. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI