Flash

PAMJET/ Momenti kur policia prangos shkaktarin e aksidentit të tmerrshëm në Tiranë

Lapsi.al 8 May 2022
PAMJET/ Momenti kur policia prangos shkaktarin e aksidentit të

Policia e Shtetit e ka gjetur në një spital privat në Tiranë Ajas Sulejmanin, personin që aksidenti një çift dhe fëmijën e tyre të mitur në vijat e bardha në Rrugën e Kavajës.

Sipas njoftimit të policisë, 39-vjeçari është ndëshkuar 8 herë nga efektivët e Policisë Rrugore për shkelje të ndryshe, psh: shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit. Po ashtu, raportohet se shoferi është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

“Ky shtetas është shoqëruar 3 javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI