Flash

VIDEO nga aksidenti i rëndë në Shkodër, si humbën jetën polakët

Lapsi.al 8 May 2022
VIDEO nga aksidenti i rëndë në Shkodër, si humbën

2 turistë polakë humbën jetën në një aksident mesditën e kësaj të premteje në një aksident aksin Shkodër-Lezhë. Valdemar Makovski dhe Marta Makovska po udhëtonin me këtë motor kur janë përplasur me një automjet tip Golf që drejtohej nga 27-vjeçari David Gjonaj.

Fillimisht turistët u dërguan në Spitalin e Shkodrës, por për shkak të plagëve të marra nuk mundën t’i mbijetonin përplasjes, që siç shihet ka qenë e fortë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e automjetit tip Golf që i ka prerë rrugën motorit me të cilin lëviznin 2 turistët.

Shoferi i makinës, 27 vjeçari David Gjonaj është shoqëruar në polici ndërsa nga testi i kryer në vendngjarje ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI