Flash

1 mln lekë dhe heqje patente për 2 vite pas aksidentit/ Sulejmeni: Nuk jam dakort

Lapsi.al 9 May 2022
1 mln lekë dhe heqje patente për 2 vite pas aksidentit/ Sulejmeni: Nuk

Masa administrative ndaj 39-vjeçari që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën e tyre tre-muajshe është publikuar. Mbas dhënies së masës mësohet se Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë qe renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme kur çifti me foshnjën po kalonin vijat e bardha. Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari zbriti nga makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë në mes të rrugës familjen e plagosur. Ishin kalimtarët e rastit që i ofruan ndihmën e parë çiftit Vilma Konomi, 43-vjeçe, Arion Konomit, 48-vjeç, dhe foshnjës 3 muajshe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI