Flash

Aksidenti në Tiranë/ Foshnja del nga spitali, prindërit në gjendje të qendrueshme shëndetësore

Lapsi.al 9 May 2022
Aksidenti në Tiranë/ Foshnja del nga spitali, prindërit në

Pas aksidentit të frikshëm, ku një automjet tip "G Class" përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, lajme të mira kanë ardhur nga Spitali i Traumës. Mësohet se gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme. Çifti janë zhvendosur në pavion dhe po trajtohen për politraumë. Bëhet e ditur se ata kanë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë fëmija tre muajsh ka dalë nga spitali në mëngjes dhe është marrë nga familjarët, pasi nuk ka pasur dëmtime. Kujtojmë se të tre anëtarët e familjes ndodheshin prej ditës së djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga Ajas Sulejmani. 39-vjeçari u arratis pas përplasjes, duke u larguar midis pallateve të zonës. Ai u arrestua disa orë më vonë dhe pas testit të kryer, rezultoi se ishte nën efektin e drogës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI