Flash

Alibeaj dhe ca deputetë të PD do bëhen pjesë e farsës së Ramës për presidentin: E kemi detyrim moral e politik

Lapsi.al 9 May 2022
Alibeaj dhe ca deputetë të PD do bëhen pjesë e farsës

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të PD në selinë blu, ku u diskutua për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ka folur Enkelejd Alibeaj. Ai tregoi emrat e deputetërve që do e shoqërojnë nesër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e mazhorancës për emrin e Presidentit të Republikës. Në këtë mënyrë cfarë ka mbetur nga PD-ja e Bashës me përfaqësues Alibeajn, do të bëhet pjesë e farsës së Edi Ramës për presidentin e ri. Rama e ka emrin e presidenti të ri, thjesht i duhet tani një proces farsë për t'i veshur petkun demokratik. Dhe Alibeaj me disa deputetë të tjerë të PD-së kanë zgjedhur të bëhen pjesë e kësaj farse të mazhorancës. 

“Nesër unë shkoj në Konferencën e Kryetarëve bashkë me anëtarët, Gjekamarkaj, Duma, Mediu dhe zonjën Doda. Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e Presidentit të Republikës, jo vetëm kaq por duke menduar se do të jetë një poroces konsultues, edhe në këtë mbledhje informuese secili deputet ishte këtu për të thënë pikërisht këtë. E mbani mënd çfarë thashë, po sikur unë të them që presidentin ta propozojë opozita, ne e bëmë. Unë besoj se Kushtetuta thotë se duhet të jetë president i shqiptarëve, dhe që të jetë president i shqiptarëve duhet të jetë një figurë neutrale, pra ne po japim qëndrimin tonë të bërë transparent se si do duhet të profilizohet Presidenti i republikës”, tha Alibeaj.

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit numri i personave të prekur me Covid ka qenë vetëm 6, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët ...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI