Flash

Ambasadori rus në Beograd: Nuk ndryshojmë qëndrim kundrejt Kosovës, mbështesim Serbinë

Lapsi.al 9 May 2022
Ambasadori rus në Beograd: Nuk ndryshojmë qëndrim kundrejt

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Bocan Kharchenko, tha se “nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse, sa i përket çështjes së Kosovës”.

“Ne nuk e njohim Kosovën. E mbështesim Beogradin, në mënyrë aktive, në forumet ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimet e pretenduara në pozicionin e Rusisë është shpikur, me qëllim të prishjes së marrëdhënieve Moskë-Beograd dhe me qëllim që Serbia t’iu bashkohet masave anti-ruse”, tha Kharchenko për gazetën serbe Politika.

Më 26 prill, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas. Rusia, ashtu si Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pas deklaratës së Putinit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendi i tij është nën “presion në rritje” për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç ka thënë se situata në Serbi ka “ndryshuar për të keq” pas deklaratës së presidentit të Rusisë dhe se i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova dhe Donbasi nuk janë njësoj.

Autoritetet në Serbi, pavarësisht thirrjeve nga Perëndimi, refuzojnë t’i vendosin sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ambasadori rus në Beograd tha se presionet ndaj Serbisë janë “të pabesueshme” dhe “brutale”.

“Ne e kuptojmë presionin e jashtëzakonshëm të Perëndimit ndaj Beogradit dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia. Dhe, natyrisht, e vlerësojmë shumë linjën parimore që mban [Serbia], duke mos i pranuar sanksionet anti-ruse”, tha Kharchenko.

Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra, ekonomike dhe diplomatike, kundër Rusisë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor u janë bashkuar atyre, përveç Serbisë. /REL

Të këshilluara

Tërmeti godet Kretën, mësohet forca e tij

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur mesditën e së dielës ishullin e Kretës. Forca e tërmetit ka qenë 4.3 ballë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëm...

16:18

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI