Flash

Berisha: E papranueshme ajo që po bëjnë Rama dhe Erdogan me myslimanët tanë

Lapsi.al 9 May 2022
Berisha: E papranueshme ajo që po bëjnë Rama dhe Erdogan me

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend duke u shprehur se kryeministri Edi Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij.

“Informohem se Edi Rama ka dërguar njerëz për t’i bërë presion kreut të KMSH-së për të dhënë dorëheqjen sepse sipas tij këtë kërkon Erdogan. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të Edi Ramës.

Asnjë ndërhyrje nuk lejohet në autonominë e komuniteteve fetare. I bëj thirrje presidentit të Turqisë të sjellë dosje për çdo individ. Ne nuk mund të fajësojmë njerëz që janë shkolluar me fondet e Gylenit kur ai ka qenë aleati juaj më i ngushtë, kjo nuk mund të ndodhë.

Nuk mund të ndërhyhet në këtë pikë. Për xhaminë e falënderojmë për ndërtimin. Por nesër në pushtet do paguajmë çdo qindarkë për ndërtimin e saj. Autonomia është shumë më e çmuar”, - u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI