Flash

Berisha: U hap telefoni BQ... A kishte gisht Rama në atentatin ndaj prokurorit Ndoji

Lapsi.al 9 May 2022
Berisha: U hap telefoni BQ... A kishte gisht Rama në atentatin ndaj

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi në Kuvend ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për deklaratat e ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Berisha deklaroi se Ndoj është shprehur se ka biseda të kryeministrit Edi Rama ku ai del duke folur me anëtarë të bandave kriminale.

“Kërkoj një komision hetimor parlamentar për prokurorin Arjan Ndoj i cili thotë se e ka të regjistruar kryeministrin duke biseduar me banda dhe banditë. Unë nuk jam kurrë që të vriten njerëz. Kur ai ishte nën breshëri, Edi Rama në mënyrë të çuditshme lëshonte breshëri kundër tij”, - tha Berisha.

Ai shtoi se komisioni parlamentar duhet të hetojë nëse kishte gisht Edi Rama në atentatin ndaj Arjan Ndojit.

“A kishte gisht Edi Rama mbrapa atij atentati? Kjo do hetim. Nuk e mbron dot njeri Edi Ramën nga këto. Nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentojnë Edi Ramën. Telefoni i famshëm BQ është në analizë. Po zbardhen mesazhet”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit numri i personave të prekur me Covid ka qenë vetëm 6, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët ...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI