Flash

Bie nga lartësia dhe vdes punëtori në Durrës, vihen në pranga 3 persona

Lapsi.al 9 May 2022
Bie nga lartësia dhe vdes punëtori në Durrës, vihen në

Një punëtor 53-vjeçar, Genci Spaho, ka rënë nga një kantier ndërtimi në Durrës dhe ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Pas rrëzimit dhe humbjes së jetës të 53-vjeçarit, babai i dy vajzave, janë vënë në pranga 3 persona: Leonart Pula, Enea Xoxi dhe Rauf Kaçi, për shkelje të kushteve të sigurisë në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, thuhet në njoftim.

Familjarët e 53-vjeçarit Spaho nuk besojnë se ngjarja nuk kanë qenë aksidentale dhe ata fajësojnë kushtet e këqija të punës për humbjen e jetës së punëtorit. Spaho ishte duke punuar në banesat që po rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI