Flash

Dalin detaje/ Si është gjendja e çiftit dhe fëmijës që u aksidentua në Tiranë

Lapsi.al 9 May 2022
Dalin detaje/ Si është gjendja e çiftit dhe fëmijës

Mësohen detaje nga gjendja shëndetësore e çiftit Vilma dhe Arjan Konomi, të cilët u goditën nga makina e Ajas Sulejmanit pasditen e së dielës në kryeqytet. Mediat citojnë burime spitali i Traumës që thanë se gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar.

Tashmë ata ndodhen në një dhomë të spitalit pasi kanë dalë nga reanimacioni. Atyre u është bashkuar edhe vajza e vogël 3-muajshe e cila fatmirësisht nuk pati lëndime, përveç një gërvishtjeje të lehtë pranë syrit.

Sipas mjekëve burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup ndërsa bashkëshorti 48-vjeçar ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.

Ka folur për emisionin “Shqip” edhe Elvis Toçi, i afërm i familjes. Ai tha se fjalët e para të nënës, ishin: “Ku është vajza!”

“Unë sapo erdha nga spitali. Të lënduarit kanë dalë nga reanimacioni. Vilma ishte më rëndë. Sot në mëngjes ka filluar të reagojë, është koshiente. Por sigurisht është e përhumbur, por ka shumë thyerje. Arjani gjithashtu ka shumë 6 brinjë dhe legenin të thyer. E para ishte jeta, këtë fazë e kaluan, edhe pse doktorët nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Ne shpresojmë që ata ia kanë hedhur. Fëmija është gërvishtur te syri, por ende nuk është formuar sepse është vetëm 3 muajsh.

Arjani pati mushkëritë me ujë, u detyruan të hanin mushkëritë, Vilma nuk ishte koshiente. Pyetja e parë që bëri ishte për vajzën: Ku është vajza? Çifti është tani në një dhomë, dhe tani kanë vendosur edhe një krevat për vajzën. Ajo do të jetë një forcë e madhe që ata të bëhen mirë.

Në këtë rast nuk mund të thuash nuk kishte rrugë me sinjalistikë. Aty ishin të gjitha, semafor, vijat e bardha, të gjitha standardet. Çfarë nuk kishte? Vetëm njerëzit që kishin një armë në dorë, që në këtë rast ishte makina, që e përdorën në të gjitha parametrat e palejueshme”, - tha Toçi. ©Lapsi.al

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit numri i personave të prekur me Covid ka qenë vetëm 6, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët ...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI