Flash

Grabitja e bankës në Koplik, gjendet makina e djegur e autorëve të dyshuar (VIDEO)

Lapsi.al 9 May 2022
Grabitja e bankës në Koplik, gjendet makina e djegur e autorëve

Tre persona të maskuar kanë grabitur filialin e BKT në Koplik. Ata kanë hyrë në filialin e bankës duke marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Golf 4” të zi. Mësohet se gjatë momentit të grabitjes brenda në filialin e bankës ndodheshin punonjësit si edhe klientë që merrnin shërbime.

Menjëherë pas largimit të grabitësve, punonjësit e bankës kanë njoftuar sigurinë si edhe policinë, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjet e nevojshme me qëllim gjetjen e provave të mundshme të lëna nga grabitësit.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërkohë që raportohet për gjetjen e një makine të djegur pranë Bajzës. Dyshohet se autorët kanë marrë një automjet tjetër për të humbur gjurmët. Lapsi.al sjell pamje të makinës së djegur. 

Në zonë janë dërguar forca të shumta policie.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-09-at-3.51.32-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-09-at-3.51.31-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-09-at-3.49.14-PM-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-09-at-3.49.14-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI