Flash

Haaland i ka kërkuar Dortmund të shkojë te City: për verdhezinjtë vetëm 75 milionët e klauzolës

Lapsi.al 9 May 2022
Haaland i ka kërkuar Dortmund të shkojë te City: për

Erling Haaland do të jetë lojtar i Manchester City nga sezoni i ardhshëm. Mungon ende zyrtarizimi i firmës mbi kontratë, por nga Gjermania bëjnë të ditur se tashmë sulmuesi e ka paralajmëruar Borussia Dortmund se në fund të këtij kampionati do të largohet nga Bundesliga për t'u transferuar te City. Ishin në fakt në ajër prej kohësh zërat se norvegjezi do të vishte fanellën e kaltër, por javën e kaluar pati një përshpejtim vendimtar: sipas The Athletic, njoftimi pritet brenda një jave.

Drejtuesit e Citizens kanë kontaktuar me homologët e tyre verdhezinj për t'i komunikuar se janë gati të paguajnë 75 milionë euro të klauzolës së zgjedhjes së kontratës, që liron Haaland plotësisht. Kjo do t'i lejonte norvegjezit 22 vjecar të largohej nga klubi gjerman menjëherë në fund të sezonit. Nën urdhërat e Guardiolës e pret një kontratë fantastike: 30 milionë në vit për pesë sezonet e ardhshme.

Për sa i përket zëvendësuesit, rihapet qarku që kishte sjellë në Dortmund bjondin me numër nëntë nga Salzburgu. Këtë herë te verdhezinjtë do të vijë Karim Adeyemi, i lindur në vitin 2002, i cili këtë sezon ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje në ligën austriake, si dhe ka shënuar 3 gola në Champions League.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI