Flash

"Jam e sëmurë"/ KPK shtyn seancën për gjyqtaren e ‘Tik-tokut’ me një paralajmërim

Lapsi.al 9 May 2022
"Jam e sëmurë"/ KPK shtyn seancën për gjyqtaren e

Shtyhet seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ndaj gjyqtares së pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Vetë Kapedani nuk ishte sot e pranishme në seancë, duke justifikuar mungesën me gjendjen e saj shëndetësore dhe për këtë dorëzoi një raport mjekësor, ku thuhej se është e sëmurë.

Në këto rrethana, KPK njoftoi mbledhjen e radhës më 16 maj ora 10:00, duke i kërkuar subjektit të marrë masa që të jetë e pranishme, ose të në kundërt të dërgojë avokat, pasi nuk do të ketë më shtyrje të seancës.

Kapedani është e pezulluar nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit në Tik Tok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte makinën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI