Flash

“Penalltia? Tregoja Jorgjit e jo mua, se unë aty isha”: Gega i tërbuar me arbitrin që Salihi i grisi kartonin dikur

Lapsi.al 9 May 2022
“Penalltia? Tregoja Jorgjit e jo mua, se unë aty isha”: Gega i

“Unë nuk e di çfarë marrëdhëniesh e çfarë punësh ka FSHF, jam pjesë e Skënderbeut dhe do ta mbroj ekipin tim sa më lejohet. Një penallti që është 100% penallti nuk e kthej mbrapsht”. Skënder Gega nuk gjen paqe pas atij barazimi që i fundosi shpresën e fundit Skënderbeut e ku Enea Jorgji pati jo pak gisht. Penalltia në minutat shtesë pas 10 minutash kontroll në VAR e ka bërë teknikun tropojan ti kthehet kujtesës kur arbitri elbasanas fundosi ëndërrën titull të Skënderbeut duke favorizuar Kukësin në ndeshjen direkte vite më parë me Salihin emblematic në grisjen e kartonit të kuq: “Nuk më intereson çfarë marrëdhëniesh ka pasur federata, e ka bërë edhe në Kukës, e kujtoni si fluturoi kartoni. Nuk mendoj që njerëz të tillë gradohen, nuk është departamenti im. Te ekipi im do kërkoj të drejtën, askush nuk e kthen sot mbrapsht se e paguan ai ekip, e paguan ai qytet, të gjithë ata që punojnë”.

Gega është një lumë i fryrë dhe nuk ndalet në akuzat e tij për Jorgjin: “Kush mban përgjegjësi? Unë teknikisht marr përgjegjësi dhe e kam në karakter të pranoj fajin e punën. Por një person i cili bën dush pasi fundos një qytet të tërë e shkon në shtëpi, që nesër drejton Barcelonën e Realin… - tha tekniku, duke shtuar -. Kjo është Shqipëria, nuk do të kisha qejf të isha kurrë pjesë e kësaj mizerabiliteti por është dëshira dhe zanati jonë që duhet të punosh me dikë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI