Flash

Procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend

Lapsi.al 9 May 2022
Procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, nesër mblidhet

Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të diskutohet mes mazhorancës dhe opozitës për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30. Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe bashkë me të të pranishëm do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, mesila Doda dhe Griuda Duma.

Njoftimi i Kuvendit:

Nesër, ditën e martë, datë 10 maj, ora 12.30, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të transmetohet live në faqen ëeb dhe në FB e Kuvendit.

Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të saj.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Të këshilluara

6 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit numri i personave të prekur me Covid ka qenë vetëm 6, ndërsa nuk ka patur asnjë humbje jete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët ...

18:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI