Flash

Raketat ruse goditën zonën ku ndodhej, presidenti i KE ndërpret takimin ne Kiev

Lapsi.al 9 May 2022
Raketat ruse goditën zonën ku ndodhej, presidenti i KE ndërpret

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe pjesëmarrës të tjerë të delegacionit Evropian, gjatë një takimi ditën e sotme me kryeministrin ukrainas janë detyruar të ndërprisnin takimin dhe të strehoheshin në vendin më të afërt pasi raketat ruse goditën rajonin e Odesës ku ata ndodheshin.

Michel dhe kryeministrit Denys Shmyhal, iu bashkua presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes lidhjes video nga Kievi dhe diskutimet e tyre u fokusuan që BE mund të vazhdojë për të mbështetur Ukrainën në përmbushjen e sfidave humanitare, ekonomike dhe ushtarake me të cilat përballen aktualisht.

Duke folur në Odesa, Michel tha se donte t’i konfirmonte Zelenskyt dhe të gjithë njerëzve në Ukrainë, se mbështetja do të jetë maksimale dhe se BE do të ofrojë aq sa mundet për sa i përket pajisjeve ushtarake. Ai tha gjithashtu se BE-ja po koordinohet me komunitetin ndërkombëtar për të mobilizuar mbështetje financiare, ekspertizë, në mënyrë që të jenë në gjendje të adresojnë sfidat humanitare, të drejtojnë vendin dhe likuiditet për të filluar rindërtimin e vendit.”

“Ne e dimë se ju dhe populli i Ukrainës që po luftoni për atdheun tuaj, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për liritë tuaja, por ju po luftoni gjithashtu për parimet, vlerat dhe demokracinë dhe të drejtat demokratike tona të përbashkëta evropiane. Kjo është arsyeja pse është detyra jonë morale t’ju mbështesim sa më shumë që të mundemi,” tha ai.

Në një deklaratë video, Zelensky falënderoi presidentin e Këshillit Evropian për mbështetjen e tij dhe për dhënien e Ukrainës mundësinë për të qenë e barabartë në familjen e Bashkimit Evropian.

“Dhe në këtë moment të vështirë – të bombardimeve dhe luftës – pozicioni juaj i guximshëm dhe të qenit i pranishëm personalisht në Odesa nuk është thjesht i mirëpritur, por ngjall shumë mirënjohje,” shtoi lideri ukrainas.

Të këshilluara

Greqia rihap ambasadën e saj në Kiev

Njoftimi për rihapjen e ambasadës greke në Kiev është bërë nga ministri i jashtëm grek Nikos Dendias. Në krye do të jetë konsulli Manolis Androulakis. Gre...

14:20

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI