Flash

Sherr mes nënash e bijash në Vlorë, 15-vjeçarja tenton t'i japë fund jetës

Lapsi.al 9 May 2022
Sherr mes nënash e bijash në Vlorë, 15-vjeçarja tenton

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës. Një nënë dhe vajza e saj 15-vjeçare janë zënë më një grua dhe të bijën e saj verbalisht dhe fizikisht. Pas ngjarjes 15-vjeçarja është rënduar psikologjikisht dhe për këtë arsye ka tentuar të marrë jetën e saj. Në gjendje të keqe psikologjike, ajo ka pirë disa ilaçe, por për fat të mirë është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetaset V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, pasi kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj, duke i shkaktuar 15-vjeçares një gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ajo ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Shtetasja M. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.", njofton policia. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI