Flash

Zgjedhja e presidentit të ri/ Paloka reagon ashpër ndaj Alibeajt: Lojë e turpshme

Lapsi.al 9 May 2022
Zgjedhja e presidentit të ri/ Paloka reagon ashpër ndaj Alibeajt:

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me draftin e propozimeve për mënyrën si duhet të zgjidhet pasardhësi i presidentit Ilir Meta, të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mbrojnë tezën që duhet të përfshihen në diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.  Paloka e quan të turpshme përfshirjen e Alibeajt dhe deputetëve të tjerë në këtë proces, duke thënë se Rama mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf ndërsa Alibeaj i mbledh me e-mail. Sipas tij, kandidati për president do të jetë i Ramës dhe emri do të dalë nga goja e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

“Propozimet e Ramës shiten si kritere te “opozitës” ! Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën me të trashë.  Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf,  Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Ramës do dale nga goja e L.B, E.A… Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshte viktima naive qe po përdoren apo janë me vullnet te plote ne këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre”, shkruan Paloka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI