Flash

Aksidenti te “Rruga e Kavajës”, detaje nga gjendja shëndetësore e çiftit

Lapsi.al 10 May 2022
Aksidenti te “Rruga e Kavajës”, detaje nga gjendja

Gjendje e stabilizuar, nuk ka përkeqësim, por as përmirësim të dukshëm për nënën e aksidentuar tre ditë më parë në Tiranë teksa po ecte me bashkëshortin dhe foshnjën e saj 3 muajshe te vijat e bardha. Një përmirësim të lehtë ka bashkëshorti i saj.

Autori i aksidentit, 39-vjeçari Ajas Sulejmani u largua nga vendi pas aksidentit dhe u arrestua pas 3 orësh nga policia në një spital privat. Nesër pritet që ai të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

Gjendja e çiftit është e stabilizuar me diagnozë politraumë.

“Gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë. Nuk ka pasur përkeqësim dhe as përmirësim. Dje ka lënë spitalin dhe foshnja e çiftit, e cila ka pasur vetëm një dëmtim të lehtë të syrit pa pasoja. Çifti ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhen në një dhomë së bashku dhe foshnja do të qëndrojë me ta. Gruaja është përmendur vetëm ditën djeshme dhe ka kërkuar vajzën e vogël”, tha gazetari Igli Çelmeta.

39-vjeçari Ajas Sulejmani rezultoi i shoqëruar disa herë nga policia për thyerje të rregullave të qarkullimit, ka pasur gjoba, por jo pezullim të patentës.

Të këshilluara

Zjarr në një biznes në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një biznes në Gjirokastër. Mëngjesin e së martës është raportuar për një zjarr në një biznes në Gjirokastër. Më konkretisht një “Fast-Foo...

09:28

Parashikimi i motit: Ulen pak temperaturat

Vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe ...

07:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI