Flash

Arrestohen tre persona në Kapshticë, njëri prej tyre doganier

Lapsi.al 10 May 2022
Arrestohen tre persona në Kapshticë, njëri prej tyre doganier

Në pikën doganore të Kapshticës janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre doganier i kësaj pike kufitare, pasi policia ka gjetur mallra kontrabandë në një autobus autobus të linjës Greqi-Shqipëri. Bashkë me doganierin e pikës kufitare janë vënë në pranga edhe shoferi dhe faturinoja i autobusit.

Policia tha se ka sekuestruar “sasi të konsiderueshme karburanti, vaj mjetesh dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik”.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e shtetasit Xh. H., me faturino shtetasin F. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (nafte), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore”, tha policia.

Të këshilluara

Zjarr në një biznes në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një biznes në Gjirokastër. Mëngjesin e së martës është raportuar për një zjarr në një biznes në Gjirokastër. Më konkretisht një “Fast-Foo...

09:28

Parashikimi i motit: Ulen pak temperaturat

Vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe ...

07:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI