Flash

Berisha: Nuk do ta pranoj marrëveshjen Rama-Basha për zgjedhjet me prim

Lapsi.al 10 May 2022
Berisha: Nuk do ta pranoj marrëveshjen Rama-Basha për zgjedhjet me

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë pasur një darkë në Dhërmi pak ditë më parë. Berisha thotë se Basha dhe Rama kanë rënë dakord për Reformën Zgjedhore ku do të futet me “primi”.

“Opozita do të përdorë të gjithë forcën e saj për të protestuar ndaj saj. Rama e ka refuzuar “primin” në 2008 në mënyrë kategorike. Unë ia propozova. E ka Spanja, Greqia, Gjermania, por Rama ishte gati të hidhte poshtë të gjithë procesin që të mos e pranonte.

Edi Rama tani e kërkon për partinë me kusht që të mos ketë koalicione, këto mund t'ia shesë Lulzim Bashës, por kurrë Partisë Demokratike. Kurrë më do të jetë ajo që ka qenë ndaj dhunimeve elektorale të Edi Ramës. Kjo merr fund. PD s'do të jetë më kurrë ajo që ka qenë” – tha Berisha në Syri TV.

Zgjedhje me prim janë ato ku partia e renditur e para merr një nuëmr të caktuar deputetësh bonus për të garantuar një qeverisje më të qetë. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Sulm i fuqishëm rus mbi qytetin e Odesës

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se ka pasur një sulm me raketa në Odesa. BBC raporton se 3 shpërthime të forta u dëgjuan nga qendra e qytetit. Shpër...

22:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI