Flash

EMRAT/ Komisioni i Rithemelimit cakton negociatorët e tij për presidentin e ri

Lapsi.al 10 May 2022
EMRAT/ Komisioni i Rithemelimit cakton negociatorët e tij për

Deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë mandatar nga Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike që të negociojnë me partitë e tjera opozitare për një emër të presidentit të ri të vendit.

Lajmin e bëri të ditur pas mbledhjes ish-kryeministri Sali Berisha që tha se “Enkelejd Alibeaj po funksionon si ministër virtual i Edi Ramës”. Berisha tha se në negociata do përfshihet i gjithë spektri opozitar dhe se presidenti duhet të jetë një emër që vjen nga politika.

“Të imagjinosh një president jopolitik është e papranueshme. është përfaqësues dhe post politik. Në këtë kontekst çdo parashikim tjetër është i gabuar, i stisur dhe non sens. Por në rast se e keni fjalën për kriteret, përgjigjen për Alibeaj e kemi dhënë. Janë dokumente që nuk ka asnjë synim tjetër vetëm të zgjedhin atë që do Rama” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI