Flash

Francesco Totti në 'Air Albania' në mbështetje të Romës: "Do të jem në Tiranë"

Lapsi.al 10 May 2022
Francesco Totti në 'Air Albania' në mbështetje të

"Ajo që pamë në Firence është një nga episodet e shumta arbitrale kundër Romës. Ne nuk jemi këtu për t'u ankuar çdo herë, por nëse VAR nuk i ndihmon arbitrat, bëhet gjithnjë e më e komplikuar. Nëse dje arbitri nuk mundi ta shihte as nga monitori bëhet më i vështirë për të gjithë”. Francesco Totti, ish-kapiteni i Romës, i bëri komentet e tij, para prezantimit në Roma Termini të finales së Kupës së Italisë 'Frecciarossa', për të cilën ai është imazh. Gjithcka lidhje me polemikat arbitrale që ishin sfondi i sfidës së humbur nga Roma ndaj Fiorentinës dhe të lidhura me penalltinë e dhënë në favor të Violave në fillim të ndeshjes.

Totti ka folur edhe për merkaton e mundshëm të verdhekuqve dhe finalen e rëndësishme të Conference League: "Do të jem në Tiranë. U bë shumë kohë që nuk luajmë një finale të Kupës, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe do të shkojë atje me dëshirë për të luftuar deri në fund. Roma mund të përmirësohet me blerjet e duhura, të shënjestruara. Në skuadër është një nga trajnerët më të fortë në botë që di të menaxhojë dhe cilin duhet të blejë, familja Friedkin do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur portugezin". Ish-kapitenit ka evituar me kujdes edhe një pyetje ngacmuese që sugjeronte rikthimin e tij në klub: "A përmirësohesh edhe me një drejtues të ri? Përmirësohesh gjithmonë vit pas viti. Me apo pa drejtues".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI