Flash

Gjermania: Ukraina duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së

Lapsi.al 10 May 2022
Gjermania: Ukraina duhet të bëhet anëtare me të drejta

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizitë në Ukrainë tha se vendi duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian por gjithashtu tha se nuk mund të ketë një rrugë të shkurtër për anëtarësim, shkruan BBC.

Baerbock aktualisht ndodhet në  Ukrainë dhe ka njoftuar rihapjen e ambasadës gjermane në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ajo tha gjithashtu se Gjermania do të reduktojë importet e naftës ruse.

Rikujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zeleneksyy mbajti ditën e djeshme një video-konferencë me Ursula von der Leyen dhe gjatë bisedës ka njoftuar se ka plotësuar pjesën e dytë të pyetësorit për marrjen e statusit kandidat.

“Unë mendoj se këto përgjigje janë gjithashtu një fitore e vogël për ekipin tonë. Ne presim shqyrtimin dhe konkluzionet e Komisionit Europian. Do të doja që këto përfundime të ishin pozitive, tha Presidenti i Ukrainës.

Nga ana e saj, Ursula von der Leyen vuri në dukje se Komisioni Europian do të punojë shumë për të shqyrtuar pyetësorin e dorëzuar nga Ukraina dhe për të marrë një vendim në qershor të këtij viti.

Të këshilluara

Çmimi i benzinës arrin nivel rekord në SHBA

Çmimet me pakicë të benzinës kanë shënuar një tjetër rekord në SHBA, pasi furnizimet e karburanteve janë kufizuar që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës,...

11:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI