Flash

Ish-Presidentit ukrainas: Parada e Moskës, dëshmi se Putini është i marrë

Lapsi.al 10 May 2022
Ish-Presidentit ukrainas: Parada e Moskës, dëshmi se Putini

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka deklaruar për agjencinë “Sky news” pas paradës së djeshme në Moskë me rastin e Ditës së fitores se kjo ishte “marshim i humbjes” dhe “dëshmi se Putin është plotësisht i marrë”. 

Këtë deklaratë Poroshenko e bëri pas marshimit në shënimin e ditës së fitores 9 majin që në Rusi festohet me parakalim ushtarak.

Sipas Poroshenko, kjo nuk ishte “marshi i fitores, por marshi i humbjes”. 

“Parakalimi dhe shënimi i kësaj dite është edhe një dëshmi se Vladimir Putin është plotësisht i marrë, Ai jeton absolutisht në botën paralele, në një tjetër universum”, deklaroi Poroshenko.

Me këtë rast ish-presidenti ukrainas kishte edhe një porosi direkt për Putinin:

“Kjo është vendi i Ukrainës dhe nuk ka asnjë lidhje me ju, andaj ju urrejmë. Zotëri Putin, NATO është për siguri të vendeve anëtare dhe ajo nuk po ju kundërvihet, ju jeni ai që po përpiqeni që të sulmoni të gjithë tjerët, përfshirë këtu edhe vendet anëtare të NATO-së”. 

Të këshilluara

Çmimi i benzinës arrin nivel rekord në SHBA

Çmimet me pakicë të benzinës kanë shënuar një tjetër rekord në SHBA, pasi furnizimet e karburanteve janë kufizuar që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës,...

11:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI