Flash

Me masë në "arrest shtëpie", por lëvizte lirshëm me armë, prangoset 28-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 10 May 2022
Me masë në "arrest shtëpie", por lëvizte

Policia e Vlorës ka finalizuar operacioni e koduar “Broke” ku është prangosur në flagrancë një 28-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se ai thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkulloi përsëri me armë zjarri me vete

“Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte në qytet, armë zjarri në motomjet, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Broke”. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. H., 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".” – njofton policia. 

Gjatë kontrollit në motomjetin pa targa, me të cilin qarkullonte ky shtetas, në lagjen “24 Maji”, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2021, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI