Flash

Meta: Mezi pres të dal nga kjo ëndërr, Basha më la në baltë

Lapsi.al 10 May 2022
Meta: Mezi pres të dal nga kjo ëndërr, Basha më la në

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se mezi pret të përfundojë mandatin si President për t’u kthyer në politikën e vërtetë.

“Shqetësimi im kur u zgjodha President ka qenë të bëja të mundurën që opozita të hynte sërisht në Parlament. Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit.

Tani mezi po pres te dal nga një "ëndërr". Presidenca ime nuk ka qene normale sepse vecanërisht gjatë 3 viteve të fundit kam qenë i minuar gjatë ushtrimit të detyrës dhe i tradhtuar nga opozita, që më la të vetëm në përballjen me Kuvendin njëpartiak” – tha Meta që nuk i kurseu akuzat për Luzlim Bashën.

“Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme, ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje.

Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë. Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës. Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkoji dhe ndihmën e popullit.

Basha më la vetëm. E kam thirrur dhe i kam thënë që këta duan të marrin Gjykatën Kushtetuese, ai më thoshte “kemi një problem me kastravecin në Lushnje”. Ua kam thënë të gjithë përfaqësuesve të opozitës, por ai kështu e kishte. Kauzat më të rëndësishme i anashkalonte” – tha Meta në Top Story. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI