Flash

Sulmi me raketa në Odesa, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Lapsi.al 10 May 2022
Sulmi me raketa në Odesa, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar mbrëmjen e djeshme se ka pasur një sulm me raketa në Odesa. Tre shpërthime të forta u dëgjuan nga qendra e qytetit.

BBC raporton se raketat e përdorura mund të kenë qenë të epokës sovjetike, por dëmi që ata bënë ishte i madh.

Në pamjet e postuara në internet nga ushtria ukrainase, zjarrfikësit shihen duke shkelur nëpër rrënojat e asaj që dikur ishte një qendër tregtare dhe një magazinë.

Tymi i dendur dhe i zi pushtoi qendrën e portit historik. Por për shkak të shtetrrethimit, rrugët ishin bosh kur raketat goditën në orën 22:30.

Autoritetet thonë se një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë dërguar në spital.

Sulmet ndodhën të hënën, në të njëjtën ditë që presidenti i Këshillit Evropian kishte qenë në qytet.

Charles Michel tha se kishte parë kapanone plot me grurë dhe misër në Odesa që ishin gati për eksport, por të bllokuar.

Kërcënimi për sigurinë globale të ushqimit ishte diçka e theksuar nga Presidenti Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Të këshilluara

Greqia rihap ambasadën e saj në Kiev

Njoftimi për rihapjen e ambasadës greke në Kiev është bërë nga ministri i jashtëm grek Nikos Dendias. Në krye do të jetë konsulli Manolis Androulakis. Gre...

14:20

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI