Flash

Trupat e dhjetëra ushtarëve rusë u braktisën rrugëve të Kharkiv

Lapsi.al 10 May 2022
Trupat e dhjetëra ushtarëve rusë u braktisën rrugëve

Ushtarët ukrainas gjetën dhjetëra kufoma ushtarësh rusë të braktisur në fushat e betejës dhe në shtëpitë e fshatrave të çliruara nga ushtria e Kievit në rajonin e Kharkiv. Kështu thotë kreu i administratës ushtarake rajonale Oleg Sinegubov.

"Ne i gjejmë trupat e tyre në rrugë, nëpër shtëpi. Ata as nuk u varrosën, i lanë në depo. Kur rusët tërhiqen, nuk mbledhin kufomat e ushtarëve të tyre. Kjo dëshmon për etikën e tyre, parimet dhe besimet dhe rregullat e luftës" - tha Sinegubov. 

Megjithatë sipas tij nuk ka vetëm trupa të braktisur.

"Mijëra ushtarë të vdekur janë grumbulluar në thasë në trenat frigoriferikë. Rusët refuzojnë t'i marrin, kështu që Ukrainës mund t'i duhet t'i varrosë ata me shpenzimet e saj" - tha Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Këto praktika të kujtojnë ato të denoncuara në javët e para të luftës për përdorimin nga njësitë e Moskës të furrave të lëvizshme krematorike të sjella posaçërisht nga Krimea për të djegur dhe fshehur të rënët pas betejave të përgjakshme në Mariupol.

Dërgimi i kufomave të ushtarëve në shtëpi nënkupton pranimin zyrtar të vdekjes së tyre në betejë. Për Moskën, e cila që nga fillimi i konfliktit ka njohur humbjen e vetëm 1351 ushtarëve, kufomat e ushtarakëve rrezikojnë të kthehen në prova të rrezikshme luftarake.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, rreth 26 mijë ushtarë rusë janë vrarë, duke përfshirë të paktën 317 oficerë të lartë, shumë prej të cilëve janë majorë dhe kolonelë dhe një duzinë gjeneralë. Edhe për inteligjencën perëndimore, duke filluar nga ajo britanike, numri aktual i të vdekurve të trupave të Moskës është më i lartë se ai i pranuar, me rreth 15 mijë të vrarë.

Në Moskë, duke filluar nga nekrologjitë e botuara në gazeta dhe në internet, një grup aktivistësh rusë pretendojnë se kanë identifikuar të paktën 2067 ushtarë të vrarë në betejë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI