Flash

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Uashington, takon këshilltarin e Biden

Lapsi.al 10 May 2022
Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Uashington, takon këshilltarin e

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në takimin e liderëve të Konferencës së Mynihut që po mbahet atje.

Osmani në një njoftim në “Facebook” ka publikuar edhe fotografi nga takimet që ka pasur atje, përfshirë këshilltarin për Siguri Kombëtare të Preidentit Joe Biden, Jake Sullivan, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin gjerman Christoph Hesugen, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, ambasadorin Wolfgang Ischinger dhe të tjerë.

Në këto takime Osmani tha se kanë folur për zhvillimet e fundit në Evropë pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë, ndikimin e kësaj luftë në Ballkanin Perëndimor dhe rreth asaj se si të vazhdohet bashkëpunimi me aleatët strategjik.

“Në hapjen zyrtare të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut e cila sivjet po mbahet në Uashington D.C. bashkë me zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think-tanks nga Amerika e Evropa, diskutuam lidhur me zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas invazionit rus në Ukrainë, ndikimin e kësaj lufte në rajonin tonë, si dhe si të vazhdojmë bashkërendimin me aleatët dhe partnerët tanë strategjik”, ka shkruar Osmani.

“Në këtë pritje zyrtare, kisha rastin të takoj Jake Sullivan, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Ministren për Çështje Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen, Ministrin Federal të Gjermanisë Wolfgang Schmidt, Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, Senatorin Chris Coons, Kongresisten Veronica Escobar, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, udhëheqësin e Konferencës së Mynihut Ambasadorin Christoph Heusgen, Ambasadorin wolfgang Ischinger, si dhe përfaqësues të tjerë pjesëmarrës në konferencë”, ka përfunduar shefja e shtetit./Express

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI