Flash

Zbulohet shtegu fatal që ndoqën turistët gjermanë në Valbonë (FOTO)

Lapsi.al 10 May 2022
Zbulohet shtegu fatal që ndoqën turistët gjermanë në

Zbulohen më shumë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në kufirin midis Thethit dhe Valbonës, ku katër turistë gjermanë kanë rënë në greminë.

Lapsi.al sjell të vizualizuar shtegun që duhej të ndiqnin turistët dhe atë që ndoqën në të vërtetë, duke bërë që të rrëzohen dhe dyshohet se një prej tyre ka humbur jetën.

Turistët kanë ndjekur vijën e kuqe, çka ka rezultuar fatale.

Ngjarja ka ndodhur afër "Bar Kafe Simoni", pranë zonës së quajtur "Guri i Valbonës".

Mësohet se grupi i trusitëve përbëhej nga katër persona dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.

Ndërkohë, për ngjarjen policia ka reaguar si më poshtë, duke thënë se kanë qenë dy dhe jo katër turistë që janë rrëzuar.

"Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.

Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor." - njotoi policia. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI