Flash

Zhduket parimi një anëtar një votë, PS hap aplikimet për kryetarët e rinj në 61 bashki

Lapsi.al 10 May 2022
Zhduket parimi një anëtar një votë, PS hap aplikimet

Në zbatim të vendimit të Kongresit të 9 Prillit dhe Asamblesë Kombëtare të 7 Majit, Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Gjithashtu, ftesa për aplikim u shkon edhe atyre që dëshirojnë të emërohen si sekretar ekzekutiv në degët lokale të Partisë Socialiste apo në nivel qarku, pozicion ky i cili u shtua përmes ndryshimeve statutore të 9 Prillit. Por nuk parashikohet të ketë votim sipas parimit një anëtar një votë. Kryetarët e rinj të PS-së në bazë do të jenë thjesht sipas vullnetit të drejtuesit politik të qarkut dhe më pas kryesisë së socialistëve. Ky është një tjetër regres kur vjen fjala te demokracia e brendshme në PS, ku forumet janë thjesht formale pasi për gjithcka vendos Rama. 

Udhëzimi i miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri parashikon se deri më 25 Maj 2022 do të administrohen kandidaturat e mundshme për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste. “Procesi i propozimit të kandidaturave për kryetar të partisë së bashkisë është i hapur dhe në të marrin pjesë të gjithë strukturat e partisë së bashkisë, drejtuesi politik i qarkut, deputetët e asaj bashkie, forumet apo çdo anëtar i spikatur i PS në bashki. Kërkesat paraqiten në Asambletë Socialiste të Bashkive; gjithashtu një kopje dërgohet elektronikisht pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste në adresën e e-mailit: sektoriorganizimit@gmail.com”, thuhet në udhëzim.

Parashikohet se kandidatët për kryetar të partisë të bashkisë duhet të ketë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI