Flash

‘21 Janari’/ Berisha: Rama i përdori njerëzit ‘mish për top’

Lapsi.al 11 May 2022
‘21 Janari’/ Berisha: Rama i përdori njerëzit ‘mish

Në konferencën e thirrur për mediet për dy ngjarjet e ndodhura gjatë qeverisjes së tij 8-vjeçare, për të cilat akuzohet dhe sot e kësaj dite nga socialistët, 21 Janari dhe Gërdeci. Ish-kryeqeveritari tha se përgjegjës për 21-janarin është Rama, i cili në fjalët e liderit historik demokrat i bëri njerëz ‘mish për top’. Berisha po ashtu tregon se pse ka kërkuar që Gërdeci të konsiderohej krim shtetëror pa dashje, në mënyrë që familjarët e viktimave të merrnin një trajtim special.

“

Edi Rama ka thënë se do të tejkalojë Kushtetutën në 21 Janar. Ka një ngjarje në Captol hill, ai që solli njerëzit mish për top për të rrëzuar pushtetin e Sali Berishës, jam plotësisht dakord që të hetohet dhe të rihetohet 100 herë. Përgjegjës është vetëm 1 person, Edi Rama i vendosi ata në shërbim të axhendës politike.

Sa i takon Gërdecit, një proces gjyqësor i hetuar nga një prokurore politike, anti berishë, ka ndodhur, janë dënuar, 20 a 22 vetë, prej tyre kanë dënime, edhe zyrtarët më të lartë të ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtën kualifikim, e ka quajtur atë që ndodhi një aksident teknologjik. Krimi shtetëror është i dy llojeve, i qëllimshëm, kur shteti vret qytetarët me vetëdije, dhe pa dashje, kur ndodh siç ishte, e kam thënë në Parlament dhe e them.

Gërdeci ishte një sipërmarrje private, problemet e sigurisë i kishte kompania e Mejkos, për çka ish drejtuesi i saj u dënua me 18 apo 20 vite burg. Pse unë kam insistuar që ato të shpallen vrasje shtetërore pa dashje, sepse shpërblimi është tjetër. Shteti kur ndodh ajo, që policët e tu e vdesin tjetër, viktima pastaj shpërblehet ndryshe, shteti merr përsipër një dëmshpërblim më të madh sesa ai që u bëhet. Ky është dallimi që ai thotë, se nuk ka as nocionet më elementare të qeverisjes dhe shtetit.”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI