Flash

Berisha: Rama aksioner tek Kepi i Stillos, ku do ndërtohen 620 vila

Lapsi.al 11 May 2022
Berisha: Rama aksioner tek Kepi i Stillos, ku do ndërtohen 620 vila

Sali Berisha tha sot në zonën e Butrintit do të ndërtohen 620 vila.

Ai foli për një resort turistik që do të ndërtohet në vendin ku toka i duhej kthyer Kishës.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit të Manastirit në vend që toka, trualli, territori ti rikthehet kishës dhe manastiri nuk është vetëm institucion kulti por edhe institucion i çmuar kulturor, aty po ndërton resortin turistik miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner. 

Duke uzurpuar pronën publike, Kepi i Stillos, laguna e cila është zonë e supermbrojtur, është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila në Kepin e Stillos”, u shpreh Berisha. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI