Flash

Conte nuk e pranon ndjesën e i përgjigjet Klopp: "Mendo për Liverpoolin tënd"

Lapsi.al 11 May 2022
Conte nuk e pranon ndjesën e i përgjigjet Klopp: "Mendo për

Edhe pse më pas kërkoi falje ("Kam gabuar. Ishte thjesht ndjesia ime në atë moment. Nuk mund ta respektoja më shumë Antonion, për atë që bën dhe për mënyrën se si i organizon skuadrat"), Jurgen Klopp e kishte lënë veten të fliste fjalë aspak të bukura ndaj paraqitjes së Tottenham kundër Liverpoolit të tij: “Nuk më pëlqen ky lloj futbolli”, ishte konstatimi i parë i gjermanit e Antonio Conte nuk humbi rastin t'i përgjigjet: "Nëse mendon për kundërshtarin, do të thotë se dëshiron të gjesh një justifikim, një alibi, sepse diçka nuk shkoi mirë. Pas ndeshjes kundër Reds, lojtarët e mi u zhgënjyen sepse ndjenë mundësinë e fitores. Ne e analizuam ndeshjen të nesërmen dhe nëse do të kishte ndonjë skuadër që e meritonte të fitonte ishte Tottenham dhe jo Liverpool”.

"Klopp e kuptoi se fitoi një pikë dhe nuk humbi dy. Në të njëjtën kohë, unë mendoj se Jurgen është një person i zgjuar dhe ishte e qartë se ai ishte pak i dëshpërruar pas ndeshjes. Për një trajner të nivelit të lartë, është e rëndësishme të mësojë se më pas një ndeshje është e rëndësishme të fokusohesh te skuadra jote e jo te kundërshtari”, përfundoi Conte thumbimin e tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI