Flash

LAJMI I FUNDIT/ Berisha fton në debat pulik Ramën

Lapsi.al 11 May 2022
LAJMI I FUNDIT/ Berisha fton në debat pulik Ramën

Sali Berisha ftoi Edi Ramën në një debat publik pas deklaratave të këtij të fundit se SPAK duhet ta hetojë për ato çka ka thënë Departamenti i Shtetit.

Gjatë një konference për shtyp Berisha tha se “E ftoj në një debat publik para jush. Të dalë, tia themi në sy të gjitha njeri-tjetrit. Le ti marrë me mijëra vendime që kam firmosur dhe të vijë. Tua nxjerrë shqiptarëve ashtu siç dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht. Se jetën private e dini ju, e kam ligj”.

Sipas Berishës, “Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie ku jo fëmijët e mi se ai është superskandal, por edhe sikur të jenë nënkontraktorë të atij tjetrit, kurrë. Ju e dini si qarkullon emri i Olsit aferë pas afere. Kudo është Rama, nuk është Olsi. Olsi i pastron ato para me sportin”. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI