Flash

Nga Peqini merr banesë me qira në Vorë për ta kthyer në shtëpi bari

Lapsi.al 11 May 2022
Nga Peqini merr banesë me qira në Vorë për ta kthyer në

Një banesë në Kodër Vorë ishte përshtatur si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë  33 vjeçarin, banues në Peqin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike" dhe "Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë".

“Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi 33 vjeçari, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient me pajisje të ndryshme elektrike, që po përshtatej për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike" informoi policia e Tiranës.

Blutë njoftojnë gjithashtu se u proceduan penalisht një 32 vjeçar banues në Don Bosko, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Ndërkohë  55 vjeçari, banuese në Vorë, me detyrë faturiste pranë OSHEE-së, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Sipas policisë “32 vjeçari ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësja e OSHEE-së, nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

Të këshilluara

Berisha fton të rihetohet 21 janari

Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për 21 janarin, duke thënë se është i gatshëm që çështja të rihetohet. Sipas tij, Rama pati shkelje at...

13:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI