Flash

Pse u tërhoq Rama nga kërkesa për të vënë Ilir Metën para drejtësisë

Lapsi.al 11 May 2022
Pse u tërhoq Rama nga kërkesa për të vënë Ilir

Nëse opozitës së Sali Berishës ka vendosur t’ia presë hovin duke i përmendur SPAK-un dhe drejtësinë e re, me Ilir Metën llogaritë i dalin ndryshe. U duk sikur kryeministri Rama tentoi t’i sulmojë të dy, në të njëjtën formë si kreun e shtetit ashtu edhe Berishën gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. “E gjithë Shqipëria po pret ta shohë para drejtësisë Ilir Metën” u shpreh Rama, ndërsa i kërkonte llogari SPAK-ut për hetimet ndaj Ardian Dvoranit.

U duk se kërkesa për hetimin e Metës ishte e njëjtë me atë që bëhet për Sali Berishën. Dyshja pritet të bashkohet pas 24 Korrikut, kur Meta lë presidencën për t’u hedhur në krahët e opozitës. Pas kësaj, LSI i bashkohet sërish Partisë Demokratike kundër Ramës.

Por në konferencë, ku doli bashkë me Ulsi Manjën e dosjes 184, Rama bëri një hap pas nga akuzat për Metën. Në vend të sulmit, pati një sqarim.

“Unë nuk kam kërkuar të dalë para drejtësisë askush. Kam kërkuar të hetohen personat që një Shqipëri e tërë kërkon të hetohen për të mësuar të vërtetën. Pjesa më e madhe e popullit shqiptar mendon dhe që duhet të dënohen e këtë mund ta konstatoni lehtësisht. Kurse unë nuk e them këtë. Kjo nuk është puna ime. Nuk jam as prokuror as gjykatës. Por unë dua, unë, këto që kam thënë në keto dy apo tre dalje, nuk janë as për ju, nuk janë as për kundërshtarët, nuk janë as për anglo-amerikanët. Këto janë për popullin shqiptar, që ta dijë ku qëndroj unë” u shpreh kryeministri duke mos e përsëritur më deklaratën e fortë në Asamble.

https://youtu.be/LmPEkt8PEdw?t=6239

Tërheqja për përgjegjësinë penale vjen e papritur. Në vitet e fundit, Rama nuk është kursyer ndonjëherë ndaj presidentit, madje tentoi shkarkimin e tij. Atëherë përse nuk kërkon hetimin e tij njësoj siç bën për Berishën?

Shpjegimi vjen nga një konstatim i thjeshtë, që Ramës i erdhi bashkë me pyetjen. Kur e kuptoi Rama se Ilir Meta duhet hetuar, gjatë kohës që bashkëpunonin në koalicion apo pasi e zgjodhi president?

Nëse këtë e kuptoi gjatë kohës që e zgjodhi president, deri tani nuk ka pasur asnjë akuzë penale. Nëse e kuptoi kur qeverisnin bashkë, akuza i kthehet si bumerang dhe e bën bashkëpuntor. Pikërisht këtë teori të dytë, kryeministri e përmendi vetë.

“Erdhi një moment që realisht po e ndieja e konstatoja nga gjithë komunikimet me njerëzit e adresimet ne rrjetet e mia sociale që po konturohesha si kolaboracionist. Unë nuk jam kolaboracionist i askujt e me askënd” tha Rama, duke pranuar se akuzat për Metën ishin më shumë një deklaratë mediatike se sa një qëndrim politik që mund t’i kthehet si bumerang./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI