Flash

Rama: Drejtësia është e pavarur, nuk është presion të kërkosh hetimin e 21 Janarit

Lapsi.al 11 May 2022
Rama: Drejtësia është e pavarur, nuk është presion

Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK-ut që të hetojë ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe Gërdecin, nëse janë, apo jo, siç tha ai, krime shtetërore. Ai këmbënguli edhe një herë që drejtësia e re është e pavarur dhe se ai dhe PS nuk po i bën presion. Rama tha se nëse drejtësia nuk do të ishte e pavarur, sot prapa hekurave nuk do të ishin ish-ministra, ish-kryebashkiakë e ish-drejtorë të lidhur me partinë në pushtet.

“Kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga çdo frikë e të kaluarës, e më në fund të hetohet 21 Janari, të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është krim shtetëror, i cili nuk parashkruhet. Të hetohet Gërdeci, janë dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur, të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive… Çfarë presioni është ky, çfarë ngutje është kjo? Sot jemi në fund të vitit të tretë të SPAK dhe nuk kemi folur. E dini shumë mirë farë furie balte hidhet mbi mua do 21 janar dhe unë i mirëkuptoj, duke përqeshur drejtësinë e re njerëz të cilët kanë qenë mbështetës së saj”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI