Flash

Rama i kërkon SPAK hetime për Berishën, 21 janarin, Gërdecin

Lapsi.al 11 May 2022
Rama i kërkon SPAK hetime për Berishën, 21 janarin, Gërdecin

Edi Rama në një deklaratë për mediat në 3-vjetorin e themelimit të SPAK, tha se ka kërkuar prej këtij organi që të hetojë politikanët e rangut të lartë, duke theksuar se kjo nuk është presion.

Ai ka thënë se duhet hetuar 21 janari, ku 4 protestues u vranë me plumba të vërtetë, por edhe Gërdeci, ku humbën jetë me dhjetëra e u plagosën me qindra. Kryeministri theksoi gjithashtu se në ‘lupën’ e SPAK të jenë edhe disa afera korruptive.

“Ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi shumë të qartë, unë skam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin s’e vendosim ne, por që të hetohet një çështje që është guri në qafë për të gjithë Shqipërinë, është domosdoshmëri. Që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejt dhe e pavarur duhet të çlirohet nga komplekset e së kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk para shkruhet. Të hetohet deri në fund nëse është apo jo.

Këtë e tregon hetimi i drejt dhe i pavarur. U vranë 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci, janë dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive. Ç’a presioni është ky? Ç’a ngutje është? Të gjithë baltën për këtë ngurrim të pa justifikueshëm për hir të së vërtetës e kam mbajtur unë personalisht. Ju e dini se çfarë furie balte hidhet mbi mua çdo 21 janar. I mirëkuptoj ata që hedhin. Ju e dini se ç’a balte hidhet mbi mua, duke përqeshur drejtësinë e re. Reforma në Drejtësi, është mbështetur nga 90% e popullit shqiptar. Këtu s’është çështje e një lufte politike.

Politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI