Flash

Rama i përgjigjet ambasadores Kim: Nuk është presion të kërkosh hetimin e një personi “non grata”

Lapsi.al 11 May 2022
Rama i përgjigjet ambasadores Kim: Nuk është presion të

Teksa fliste për Reformën në Drejtësi kryeministri Edi Rama iu përgjigj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se “do ta dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij, të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë”. Kryeministri Edi Rama tha se nuk është presion të kërkosh hetimin e një njeriu të shpallur “non grata”, sidomos kur e bën “një vit pas kësaj shpalljeje dhe pasi Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se institucionet e vendit tonë duhet të bëjnë punën e tyre”.

“Si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe mbështetësit e tij, unë besoj që të drejtën për të ndarë mendimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq askush. Kujtoj se i kemi mbështetur të gjitha veprimet dhe vendimet e SPAK-ut, pa ekuivok dhe pa komente; kujtoj se e kemi bërë të qartë qysh në krye të herës se për ne nuk ka të paprekshëm dhe se çdokush në radhët tona, që me drejtësinë ka llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur; kujtoj gjithashtu se nëse sot, ish-ministra, ish-deputetë apo ish-kryebashkiakë që tani janë prapa hekurave, ky është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë, që është se as unë dhe askush nga ne, nuk jemi angazhuar në rrugën e kësaj reforme për ta përdorur politikisht drejtësinë dhe as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politikë, siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI