Flash

Rama: Shumë shpejt do bëjmë kallëzime për kryebashkiakë e figura të PS

Lapsi.al 11 May 2022
Rama: Shumë shpejt do bëjmë kallëzime për

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, kryeministri Edi Rama ka thënë se shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të Partisë Socialiste. Rama është shprehur se njësia e ngritur anti-korrupsion me denoncimet nga qytetarët, do të bëjë që shumë shpejt të ketë denoncime në SPAK për kryebashkiakë të PS. Rama tha se ata kanë turpëruar PS dhe se duhet ti kishte kapur më përpara drejtësia.

"Shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia anti kosrrupsion, do të keni kallëzime në SPAK për kryetar e bashkie që kanë turpëruar PS që duhet t’i kishte kapur më parë drejtësia Njësia antikorrupsion nuk bën punën e SPAK, çfarë kallëzimesh të bëjmë ne për non-gratën? Çfarë të bëjmë ne, ajo është gjëja e parë, një akuzë që është më rëndë se e çdo gjykatë, ndërkohë është bërë një vorbull e madhe e dalin lloj lloj analistësh, marrin nëpër gojë dreqin e të birit, sikur Amerika është klubi i Qimit të Syri.net. ta marrin ta hetojnë, është apo s’është. Njësia antikorrupsion bën kallëzime në kuadër të veorimtarisë së vet. Nuk bëjmë dot kallëzim për politikanët kundërshtarë. I kemi bërë dhene në të kaluarën dhe kam qenë gjithmonë kundër, por kur nuk ka drejtësi nuk ke çfarë bën", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI