Flash

Rama: SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Lapsi.al 11 May 2022
Rama: SPAK të hetojë të gjithë politikanët,

Në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK, në këto 3 vite që nga krijimi i tij. Sipas Ramës është e nevojshme që SPAK të hetojë të gjithë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Disa të tjerë e kanë komentuar si presion, apo përpjekje për të fshehur problemet. Për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet. SPAK mbush tre vjet dhe vettingu edhe pak javë mbush 5 vjet. Dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të barabartë mbush 35 vjet. Ndaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht dhe moralisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë fuqi dhe mbështetje morale apo politike.” tha Rama.

Rama tha se askush nuk mund t’ia heqë atij të drejtën për të komentuar punën e SPAK, duke iu referuar kështu indirekt dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit kërkoi qëndrimin e politikës larg ndërhyrjes në punët e SPAK.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI