Flash

VIDEO/ Piloti sëmuret, avionin e ul në pistë një nga pasagjerët

Lapsi.al 11 May 2022
VIDEO/ Piloti sëmuret, avionin e ul në pistë një nga
Një pasagjer arriti të ulë një aeroplan të vogël pasi piloti u sëmur. Ngjarja ndodhi në qiellin mbi Florida të SHBA. Në segmentin audio të publikuar nga CNN, pasagjeri, në bordin e Cessna 208 Caravan dëgjohet duke thirrur kullën e kontrollit. "Këtu është një situatë e rëndë. Piloti im nuk është në vete. Unë nuk e kam idenë se si të drejtoj avionin". Në atë moment, kontrollori i fluturimit filloi të jepte udhëzime se si të ulej avioni. "Përpiquni t'i mbani krahët në nivel dhe përpiquni të zbrisni. Shtyjeni levën përpara dhe zbrisni ngadalë". Pasagjeri ndoqi udhëzimet dhe me sa duket nuk u panikos dhe përfundimisht arriti të ulte avionin në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach. “Urime për pilotin e ri”, - e komentoi kulla e kontrollit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI