Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Adoleshentët shqiptar plagosin me thikë dy të rinj në Bolonja

Lapsi.al 12 May 2022
Adoleshentët shqiptar plagosin me thikë dy të rinj në

Pesë të mitur me origjinë nga Shqipëria kanë plagosur me thika dy të rinj në Itali duke i rrezikuar atyre jetën seriozisht. Mediat lokale raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të muajit ku pesë të rinjtë të moshës 15 deri 17 vjeçare janë konfliktuar në zonën universitare të Bolonjas me dy të rinj italianë, të cilët më pas i kanë goditur me thika.

Pas sherrit dy italianët kanë përfunduar në spital me plagë të rënda thike duke bërë që mjekët t’i mbajnë për ditë të tëra aty. Pritet që ata të qendrojnë deri në fillim të qershorit për rekuperimin e plagëve.

Pas ngjarjes, policia italiane ka identifikuar katër të rinj prej grupit të shqiptarëve dhe po punohet për të pestin. Të katërt ata janë arrestuar dhe kanë dalë para gjykatës.

Mësohet se dy italianët ishin me shoqet e tyre në park teksa grupi i shqiptarëve i ka provokuar me fjalë duke shkaktuar sherrin mes tyre.

Të këshilluara

Digjet një automjet në Shëngjin

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Nuk dihen ende shkaqet, policia është nisur drejt vendit ku është identifikuar m...

10:10

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI