Flash

Agron Shehaj denoncon Gjiknurin: E di e gjithë Vlora, djali i xhaxhait tënd do ndërtojë në Butrint

Lapsi.al 12 May 2022
Agron Shehaj denoncon Gjiknurin: E di e gjithë Vlora, djali i xhaxhait

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka shënjestruar të afërmit e Damian Gjiknurit, të cilët sipas tij po grabisin pronat publike.

Shehaj ka vijuar sërish me akuzat, duke shtuar se kompania e kushëririt të Gjiknurit është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

“Një ditë më parë mësuam se të afërmit e një zyrtari të lartë të PS janë shpallur investitor strategjik, bëhet fjalë për kushërinjtë e Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se pronari i kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk është djali i xhaxhait të tij, por është fakt se në Vlorë të gjithë e njohin pronarin e kompanisë strategjike “Andi” si djalin e xhaxhait të Gjiknurit”, u shpreh Agron Shehaj.

Deputeti i kërkoi Gjiknurit të japë sqarime lidhur me këtë çështje, si dhe akuzoi Ramën se po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij.

“I bëj thirrje Gjiknurit të sqarojë parlamentin dhe opinionin publik për këtë lidhje familjare. Edi Rama po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij. Kemi të bëjmë me një aferë më të rëndë. Ky rast është akoma më i rëndë sepse qeveria zvogëloi muaj më parë parkun e Burtintit, duke nxjerrë 800 ha nga zona e mbrojtur dhe do të ndërtohet resorti i kushërinjve të Gjiknurit,”,-shtoi më tej ai.

Sipas denoncimit të deputetit të PD-së, rreth 800 hektarë janë nxjerrë nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit, ku një pjesë e saj do përdoret për ndërtimin e një resorti.

“Do shkatërrojnë parkun kombëtar për të ndërtuar resortin e tyre. Ky është një aktivitet i strukturuar kur shteti vihet në funksion të një qëllimi. Përvetësimin e aseteve publike nga qeveritarët ne pushtet”, përfundoi deputeti.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Kavajë

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur  me thikë mesditën e sotme në Kavajë. Sipas policisë, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shënd...

13:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI