Flash

Bëri veprime të turpshme ndaj minorenes, ndalohet 33-vjeçari në Mallakastër

Lapsi.al 12 May 2022
Bëri veprime të turpshme ndaj minorenes, ndalohet 33-vjeçari

Policia e Mallakastrës ka ndaluar një 33-vjeçar si të akuzuar për vepra të turpshme dhe ngacmim seksual kundrejt një minorene.Rasti i tij është publikuar në një emision investigative në të cilin i sipërpërmenduri ka kryer veprime të tilla.

“Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin "Piranjat", në të cilin është trajtuar rasti i një shtetasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj, ju bëjmë me dije se: Pas publikimit të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë ndaluar për veprat penale "Përndjekja", "Ngacmimi seksual" dhe "Vepra të turpshme", shtetasin N. I., 33 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Kavajë

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur  me thikë mesditën e sotme në Kavajë. Sipas policisë, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shënd...

13:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI