Flash

"Çdokush në klub duhet të ndihet krenar: Tirana kampion, urimi më i veçantë për bardheblutë nga... Infantino

Lapsi.al 12 May 2022
"Çdokush në klub duhet të ndihet krenar: Tirana kampion,

Titull në derbi, një resto për Partizanin që e përmbushi një mision të tillë tre vjet më parë. Tirana në këtë mënyrë mund t'i gëzohet titullit të 26 kampion në histori dhe urimi i vecantë ka mbërritur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, që i ka dërguar një letër Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përmes tij edhe ekipit të Tiranës, për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë, për sezonin futbollistik 2021-2022.

Në urimin e tij, kreu i qeverisë së futbollit ndërkombëtar shprehet se ky titull për skuadrën e Tiranës vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të të gjithë ekipit. Gjithashtu, Presidenti Infantino falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit vendas dhe në Europë.

Letra e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino

I dashur President,

Me shumë kënaqësi uroj KF Tirana për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI